Skip to content

Kur lexova per here te pare Kur’anin e Shenjte u befasova ne menyra te ndryshme. Se pari gjeta shume referime te drejtperdrejta te Inxhilit (Ungjillit). Por me terhoqi struktura e vecante me ane te ciles Inxhili ishte permendur. Me poshte jane te gjitha ajetet ne Kur’an qe permendin direkt Inxhilin. Ndoshta ju do te vini re te njejten strukture qe me ra mua ne sy.

Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin (e Muses) dhe Inxhilin (e Isait). Udhërrfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vertetës nga gënjeshtra). S`ka dyshim për se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. [Sure 3:3-4 (Ali-Imran)]

Ai (All-llahu) ia mëson atij (Isait) librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin. [Sure 3:48 (Ali-Imran)]

(madje thuaju): “O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk ja në shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetëm se pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)?” [Sure 3:65 (Ali-Imran)]

Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit. [Sure 5:46 (El Maide)]

Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin, që u zbritën nga Zoti i tyre. [Sure 5:66 (El Maide)]

Thuaj: “O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. [Sure 5:68 (El Maide)]

All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, … kur ta mësova ty librin e urtësinë, Tevratin e Inxhilin,!” [Sure 5:110 (El Maide)]

…(All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. [Sure 9:111 (Et Tevbe)]

Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. [Sure 48:29 (El Fet-h)].

Ajo qe bie ne sy kur i mbledh bashke te gjitha referencat e Ungjillit ne Kur’an eshte fakti se “Inxhili” (Ungjilli) asnjehere nuk qendron i vetem. Ne cdo rrethane, termi “Tevrat” (Ligji) eshte perpara. Tevrati eshte libri i profetit Moisi, gjeresisht i njohur si Ligji midis myslimaneve dhe Torah midis judenjve. Ungjilli esht i vecante midis Librave te shenjte, asnjehere nuk eshte permendur i vecuar. Ne te kundert, mund te gjesh referenca te Ligjit dhe Kur’anit te cilat qendrojne me vete. Ja disa shembuj:

E Musait i dhamë librin plotësim (i të mirave) për atë që tregon bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udherrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë se do të takohen me Zotin e tyre. Dhe ky libër, dobi prurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni shtu që të mëshiroheni. [Sure 6:154-155 (El Enam)]

A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie. [Sure 4:82 (En Nisa)]

Me fjale te tjera, verejme qe kur Kur’ani i Shenjte permend Inxhilin, gjithmone e permend si te pandare me Kur’anin dhe gjithmone pas Tevratit. Kjo eshte e vecante sepse Kur’ani e permend veten te ndare kur i referohet Librave te tjere te Shenjte dhe gjithashtu e permend Tevratin pa permendur Librat e tjere te Shenjte.

Struktura e verejtur edhe ne nje perjashtim

Vetem nje perjashtim kam gjetur kete strukture. Vereni se si ajeti i meposhtem e permend “Inxhillin”:

Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës. (26)

Pastaj vazhduam pas tyre (Nuhun, Ibrahimin dhe profetet) me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij ia dhamë Inxhilin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë. [Sure 57:26-27 (El Hadid)]

Megjithese ky eshte i vetmi rast i Inxhilit (Ungjillit) ne te gjithe Kur’anin qe nuk eshte paraprire nga nje reference direkte e Ligjit, konteksti i ketij ajeti konfirmon kete stukture. Ky ajet permend perpara (26) ne menyre te qarte Nuhun, Ibrahimin dhe profetet e tjere dhe ne ajetin 27 permend Ungjillin. Eshte Tevrati – Libri i Musait (Moisiut) qe tregon per Nuhun, Ibrahimin dhe profetet e tjere. Edhe ne kete perjashtim, modeli mbetet sepse Ligji i Profeteve, jo vetem titulli paraprin permendjen e Inxhilit.

A eshte nje shenje nga Profetet per ne?

A eshte kjo strukture (Inxhili gjithmone permendet pas Tevratit) e rendesishme? Disa mund te mos e vene re si nje dukuri e rastit ose si nje zakon i thjeshte qe i referohet Ungjillit ne kete menyre. Kam mesuar t’i jap shume rendesi strukturave te tilla ne Librat e Shenjte. Ndoshta eshte nje shenje e rendesishme per ne, te na ndihmoje te kuptojme nje parim te vendosur nga vete All-llahu – ne mund t’a kuptojme Inxhilin, si fillim duke shkuar me pare tek Tevrati (Ligji). Tevrati eshte nje kusht paraprak qe ne duhet te dime perpara se te kuptojme Inxhilin. Mund t’ia vleje pra se pari te shikojme Tevratin dhe te shohim se c’mund te mesojme qe te na ndihmoje te kuptojme me mire Inxhilin (Ungjillin). Kur’ani na thote qe keta profete te hershem ishin nje “Shenje” per ne. Merrni parasysh se cfare na thote:

O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ju përkujtonë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s’ka as frikë as s’kanë përse të pikëllohen. E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe me kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë. [Surah 7:35-36 (El A’raf)]

Me fjale te tjera keto profete kishin Shenjat ne jeten e tyre dhe mesazhin per femijet e Ademit (dhe ne te gjithe jemi femijet e tij!) Ata qe jane te mencur dhe te durueshem do arrijne te kuptojne keto shenja. Pra le te marrin parasysh Inxhilin duke shkuar perms Tevratit-duke kujtuar profetet e meparshem qe nga fillimi per te pare se cfare Shenjash ata na kane dhene per te kuptuar Rrugen e Drejte.

Ne fillojme ne fillim te kohes me Shenjen e Ademit. Sigurisht do te doje t’i pergjigjeshe pyetjes nese librat e Tevratir, Zaburit dhe Inxhilit jane korruptuar. Cfare thote Kur’ani i shenjte per kete pyetje te rendesishme? Po Suna? Ne Diten e Gjykimit do ishte mire t’i kishe dhene kohen e duhur per t’u informuar mbi Tevratin dhe si ishte nje Shenje per Rrugen e Drejte.